4 mln doza Astrazeneca në Meksikë e Kanada – Dhurata e SHBA për fqinjët, pasi kjo vaksinë nuk përdoret në vend
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planifikojnë të dërgojnë afërsisht 4 milion doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, të cilat nuk po përdoren, në Meksikë dhe Kanada. Kjo dërgesë do të tek këto vende aleate, në kuadër të marrëveshjet e huasë me të dy vendet.
Ky lajm është bërë i ditur nga Koordinatori i cështjeve të Covidit të Shtëpisë së Bardhë Jeff Zients. Administrata e Biden ka qenë nën presion nga vendet e tjera, për të ndarë vaksinat, veçanërisht rezervat e saj të vaksinës AstraZeneca, e cila është e autorizuar për përdorim diku tjetër por jo akoma në Shtetet e Bashkuara.
AstraZeneca ka miliona doza në dispozicion të SH.B.A.-së dhe ka thënë se do të kishte gati 30 milion doza të tjera në fillim të Prillit. Vendi po përgatitet të lejojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca brenda vendit nëse merr autorizim nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA, është thënë në Shtëpinë e Bardhë.
Tre prodhuesit e vaksinave të autorizuar – Pfizer Inc / BioNTech SE, Moderna Inc dhe Johnson & Johnson – kanë premtuar të dorëzojnë gati 500 milion doza në Shtetet e Bashkuara. Qeveria e SHBA, ka bërë të ditur gjithashtu, ditën e premte, udhëzimet e saj për masat e reja të mbajtjes nën kontroll të COVID-19, duke ulur distancën që studentët duhet të mbajnë me njëri tjetrin nga 6 metra në 3 metra, si një formë për të lehtësuar aktivitetin për shkollat që janë përpjekur të rihapen sipas udhëzimeve.
Rekomandimi i ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është një nxitje për qëllimin e administratës Biden, për të rihapur mësimin në shkolla, për miliona studentë të shkollave publike pa shkaktuar shpërthime të virusit dhe rritje të rasteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.