Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri – Investitorët preferojnë dollarin amerikan si aset të sigurtë

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në disa vite edhe gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po preferojnë asetet e sigurta, për shkak të shenjave të ngadalësimit të ekonomisë globale. Në anën tjetër, euro po gjendet nën presion, pasi të dhënat në Eurozonë të publikuara të premten treguan se inflacioni u rrit në një nivel të ri rekord. Në këtë situatë, Banka Qendrore Europiane është e detyruar të rrisë normën bazë të interesit në takimin e këtij muaji.
Monedha europiane po tregtohet në mbi 1.04 USD, ndërsa në sesionin e së premtes ra deri në 1.0350 dollarë, niveli më i ulët në 5 vitet e fundit. Gjithsesi, volumi i tregtisë parashikohet të jetë i ulët për shkak të Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në rreth 105, shumë pranë nivelit më të lartë në dy dekadat e fundit.
Gjatë kësaj jave, investitorët po presin takimin e Rezervës Federale të Australisë dhe procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA. Gjithashtu, të premten do të publikohen edhe të dhënat mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 19 mijë dollarëve, ndërsa ethereum në rreth në rreth 1040 dollarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.