7 trendet e marketingut online qe duhet te keni parasysh për 2020
Për shkak se mediat sociale ndryshojnë shumë shpesh, është e rëndësishme të njohim se kush janë trendet e fundit dhe më të reja si dhe të azhurnohemi me ngjarjet aktuale dhe më të njohura nëpër kanale të ndryshme. Ndërtimi i një lidhjeje origjinale me ‘audiencën’ tuaj në internet përmes informacionit përkatës dhe argëtues është gjithmonë standardi i artë në median sociale, ka disa tendenca të mediave sociale në vitin 2020 të cilave është koha t’i kushtoni vëmendje. Ja cilat janë ato:
TIKTOK do të vazhdojë të rritet
TikTok tani ka 1.5 miliardë përdorues dhe do të vazhdojë të rritet në vitin 2020. Ky aplikacion, që shumë besojnë se është i ngjashëm me Vine (e cila u ble në 2012, më pas u mbyll nga Twitter në 2017), mund të huazojë popullaritetin e saj. TikTok lejon përdoruesit të sinkronizojnë buzët me muzikën dhe të bëjnë koreografi me këngë të njohura, si dhe pjesë origjinale audio që janë krijuar nga përdoruesit e tjerë. Pika kryesore e TikTok është të ndajë që janë humoristike dhe pozitive dhe që i bëjnë njerëzit të qeshin. Shumë mémé dhe këngë janë bërë të njohura për shkak të TikTok, dhe tendenca vetëm do të vazhdojë përgjatë 2020
Koha që do të kaloni duke parë video vetëm do të rritet
Sipas Parashikimeve të Videove Online të Agjencisë së marketingut Zenith për vitin 2019, sasia aktuale e kohës së kaluar duke parë video në internet është 84 minuta. Studimi raporton se do të rritet vetëm deri në 100 minuta deri në vitin 2021. Kjo është mbi 21 ditë në vit që përdoruesit kalojnë duke parë video nëpër platforma të shumta, kryesisht celular.
Më shumë mënyra për të blerë në media sociale
Me Pinterest dhe Instagram që i lejon përdoruesit të blejnë produkte direkt përmes link-eve të blerjeve shpejt dhe me lehtësi, është më lehtë se kurrë që përdoruesit të blejnë produkte në median sociale. Sipas mjetit të ndarjes sociale AddThis, përdoruesit janë të gatshëm të jetojnë në botën e blerjeve në mediat sociale. 78% raportojnë se përdorin Facebook për të zbuluar dhe gjetur produkte të reja për të blerë dhe 30% shprehen se janë të gatshëm për të blerë plotësisht në platforma si Facebook, Twitter dhe Instagram.
Mund të konsideroni të krijoni një podcast
Koha e shpenzuar për të dëgjuar podcast në baza ditore ose javore ka të ngjarë të vazhdojë të rritet. Për shembull, një podcast vetëm për Ads në Facebook ka të ngjarë të jetë më i popullarizuar sesa një podcast i ri në lidhje me reklamat e mediave sociale si një e tërë. Konsideroni sesi mund të krijoni një podcast-i në mënyrë që të jetë me interes për audiencën tuaj (duke qenë diçka e re që nuk e kanë dëgjuar më parë).
Përdorimi në rritje të AI (inteligjencë artificiale) dhe chatbot (biseda robot)
Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) dhe programimit chatbot për të ndërhyrë me klientët aktual dhe potencial do të vazhdojnë të rriten si një metodë komunikimi në median sociale. Postimi i lidhur më parë me AddThis përmendi që 70% e përdoruesve të mediave sociale thonë se ata do të blinin një produkt përmes një dritareje mesazhi ose chatbot. Kjo mungesë hezitimi paraqet një mundësi të vlefshme për reklamuesit e mediave sociale që dëshirojnë të arrijnë tek klientët në një mënyrë të re.
Detoksi digjital do të rritet
Ironikisht, ndërsa aplikacionet video dhe aplikacionet e mediave sociale si TikTok do të rriten në vitin 2020, tendencat e mediave sociale mund të fuqizojnë një lëvizje për më pak kohë të shpenzuar në aplikacione specifike duke i çuar njerëzit drejt fenomenit të “detoksi digjital”. Sipas Smart Insights, 29% e përdoruesve heqin aplikacione të mediave sociale nga telefoni i tyre sepse ata ndjeheshin të mbingarkuar prej tyre. Për shkak të kësaj, ju mund të prisni në mënyrë të arsyeshme që përdoruesit e mediave sociale të rrinë për të kaluar kohën e tyre në vetëm një ose dy platforma të mediave sociale, në vend të të gjitha atyre më të mëdha si Facebook, Twitter, dhe Instagram. Për vitin tjetër parashikohet se më shumë individë do të fillojnë të fokusohen tek vetëm disa aplikacione duke eliminuar të tjerat nga telefonat e tyre.
Mikroinfluencerat do të sjellin ndryshimin
Një tjetër grup që është formuar veç influencuesve normal janë dhe mikro dhe nano influencerat të cilët po sjellin një rritje të shitjeve online gjithashtu. Studimet kanë treguar që konsumatorët u besojnë ndikuesve (influencuesve) kur bëhet fjalë për rekomandimet dhe rishikimet e produkteve, madje edhe atyre që kanë audiencë më të vogël.
Media sociale vazhdon të ndryshojë në tendencat dhe përdorimin çdo vit, kështu që marrja e kohës tani për të mësuar atë që do të ndodhë ndryshe për vitin 2020 mund të ndihmojë fushatat tuaja të marketingut ose tjetër të marrin më shumë famë dhe rezultate.
Këtu janë disa pika që duhet të merrni parasysh:
Përdorimi i videove, mikroinfluencuesve dhe tendencave të tjera të përmendura më lart u mundëson markave të arrijnë një audiencë më të madhe në një mënyrë të re. Ofrimi i produkteve për shitje në platforma shtesë si Facebook ose Pinterest e bën më të lehtë se kurrë për klientët të bëjnë një blerje. Ndërsa lista e mësipërme nuk përfshin të gjitha tendencat për vitin 2020, ato mund t’ju japin një fillim të planifikimit për tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm! (woobox)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.