78 mijë raste të reja në një ditë – Demokracia më e madhe në botë regjistron tani 3 milion të infektuar me Covid
Ka pasur më shumë se 78,000 raste të reja COVID-19 në Indi në 24 orët e fundit pasi numri global i infeksioneve tejkaloi 25 milion.
Të dhënat nga Universiteti John Hopkins tregojnë se ishin 78,512 infeksione të reja të regjistruara në Indi të hënën më 31 gusht.
Ndërsa më 26 gusht në demokracinë më të madhe në botë u regjistruan 85,687 raste të reja. Kjo shifër është totali më i lartë ditor i një kombi të vetëm.
India tani ka më shumë se 3.2 milion raste të konfirmuara COVID-19, por numri i rasteve të regjistruara është shumë më i ulët se numri aktual..
SHBA ka numrin më të lartë kumulativ të botës së rasteve të konfirmuara – rreth 6 milion nga e hëna në mëngjes. Koronavirusi ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz në gjashtë muaj pasi zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan shpërthimin tek Organizata Botërore e Shëndetësisë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.