Afro-amerikani fiton zgjedhjet historike në SHBA – Mund t’i japë demokratëve kontrollin e Senatit
Raphael Warnock u bë afrikano-amerikani i parë që fitoi një vend të Senatit Amerikan në Georgia, ndërsa konkurrenti tjetër demokrat Jon Ossoff arriti një epërsi të ngushtë në një garë të dytë që do të vendosë se cila parti kontrollon dhomën e sipërme të Kongresit.
Warnock u shpall fitues nga Associated Press në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës. Ai kishte 50.6 përqind të votave me një epërsi prej afërsisht 53,000 ndaj Kelly Loeffler të Republikanëve.
Në garën tjetër të Senatit të Georgia, Z. Ossoff udhëhoqi ndaj republikanit në detyrë David Perdue me gati 16,000 vota.
Nëse demokratët fitojnë të dyja garat, kjo do të ishte e rëndësishme për presidencën e Z. Biden pasi partia e tij do të kontrollonte Senatin së bashku me Dhomën e Përfaqësuesve, duke i dhënë atij më shumë hapësirë për të zbatuar axhendën legjislative.
Associated Press, nuk e ka deklaruar garën e Z. Ossoff në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës, por disa ekspertë thanë se Demokrati mbante avantazhin.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Financial Times
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.