Aksionet e Cadila rriten me rreth 8% pasi vaksina COVID-19 mori miratimin emergjent për përdorim në Indi
Aksionet e Cadila Healthcare Ltd u rritën 7.9% të hënën pasi India fundjavën e kaluar miratoi vaksinën me ADN, të e parën në botë kundër koronavirusit, për përdorim urgjent tek të rriturit dhe fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.
Vaksina, e zhvilluar në partneritet me Departamentin e Bioteknologjisë, është e dyta e prodhuar në Indi që merr autorizimin emergjent pas Covaxin të Bharat Biotech.
Vaksina Zydus Cadila, përdor një pjesë të materialit gjenetik nga virusi që jep udhëzime si ADN ose ARN për të bërë proteinë specifike të cilës sistemi imunitar njeh dhe i përgjigjet. Ndryshe nga shumica e vaksinave COVID-19, të cilat kanë nevojë për dy doza apo edhe një dozë të vetme, Zydus Cadila administrohet në tre doza. Kompania synon të prodhojë 100 milionë deri në 120 milionë doza çdo vit.
Kreu i Kompanisë tha se furnizimi me këtë vaksinë, e cila do të arrijë të prodhohet deri në 10 milionë doza në muaj nga Tetori, do të fillojë nga mesi i Shtatorit. Ende nuk është vendosur çmimi i shitjes së vaksinës.
Miratimi i jep një nxitje programit të vaksinimit të Indisë, që synon të vaksinojë të gjithë të rriturit që kanë të drejtë deri në dhjetor dhe do të sigurojë dozën e parë për ata nën 18 vjeç, pasi vendi ende përpiqet të frenojë përhapjen e virusit në disa shtete.
Prodhuesi i ilaçeve tha në korrik se vaksina e saj COVID-19 ishte efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit, veçanërisht variantit Delta, dhe se doza administrohet duke përdorur një aplikues pa gjilpërë në krahasim me shiringat tradicionale. Kompania kishte aplikuar për autorizimin më 1 korrik, bazuar në një normë efikasiteti prej 66.6% në një provë të fazës së vonë me mbi 28,000 vullnetarë në të gjithë vendin.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.