AKU bllokon 26 ton mish pule me origjinë nga Brazili, me prezencë të salmonella spp
Një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonella spp me origjinë nga Brazili është bllokuar nga inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës.
Ngarkesa me mish pule me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG, është futur në Shqipëri më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.
Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonella spp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.