Alarmi i shpërdorimit të ushqimit, Kina nis fushatën “Pjatë e pastër”
Kina ka avancuar me tej me masat për të parandaluar shpërdorimin e ushqimit pasi presidenti Xi Jinping e cilësoi sasinë e ushqimit të shpërdoruar si “shokues”.
Fushata “Pjatë e pastër” vjen pasi presidenti kinez evidentoi se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndezur alarmin për shpërdorimin e ushqimit. Ai ka shtuar se Kina duhet të mbajë ndjesinë e krizës sa përket sigurisë së bazës ushqimore.
Ky hap vjen në një kohë kur përmbytjet masive shkatërruan shuëm ferma në Kinë dhe prishën tonelata prodhime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.