‘Alternativat’ e Presidentit serb, Vucic: “Edhe nëse bëhem Robin Hood europian, do të dërgoj ushqim, ujë dhe ilaçe në Kosovën Veriore”
Serbia po përdor rrugët malore si mundësi “alternative” për të dërguar mallra në Kosovën veriore, të mbizotëruar nga serbët. Sipas deklaratës së Presidentit serb , Aleksandar Vucic, kjo e fundit vjen si “alternativë” e Serbisë për të shmangur pagesën e taksës 100 % të importit.
Taksa ka sjellë një ‘ngërç’ në bisedimet mbi normalizimin e lidhjes midis Serbisë dhe Kosovës.
Presidenti serb tha në një deklaratë për gazetarët se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë të furnizimit nëpërmjet këtyre rrugëve “alternative” të përdorura shpesh nga kontrabandistët, derisa taksa të hiqet.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë ushqim, ujë dhe ilaçe tek njerëzit tanë … edhe nëse bëhem një Robin Hood Europian famëkeq … Vucic i çmendur që dërgon ushqim dhe ujë nga pyjet’’ u shpreh Vucic për mediat.
Burimi: Reuters
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.