Qiramarrësit në Greqi, të pasigurtë – Studimi/ Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë, presion në rritje mbi familjet greke

Pikëpamjet e qiramarrësve për përkeqësimin e problemit të strehimit pasqyrohen në një anketë sasiore të kryer nga Eteron, Instituti për Kërkime dhe Ndryshime Sociale. Sondazhi u krye në një kampion prej 1000 personash vetëm një muaj e gjysmë më parë.
Rreth gjysma e qiramarrësve në Greqi thonë se ende e paguajnë qiranë e tyre pa shumë probleme. Pjesa tjetër shprehet se kanë vështirësi në një shkallë të vogël apo të madhe, me 2% që i detyrohen të paktën dy pagesa mujore pronarit. Për 12.3% të të anketuarve, qiraja është rritur ndjeshëm në 2 vitet e fundit.
Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë po ushtron presion në rritje mbi familjet greke. 61,7% deklarojnë se pas pagesës së shpenzimeve të shtëpisë, paratë e mbetura mezi mjaftojnë për të mbuluar nevojat e tjera bazë. 15.2% e të anketuarve deklarojnë se marrin ndihmë financiare, ose hua nga palë të treta për të përballuar jetesën.
Situata aktuale me qiratë shkakton pasiguri në 28.7% të të anketuarve, ankth në 21.9%, indinjatë në 17.9%, zemërim në 9.8%.
Të anketuarit në sondazhin e Eteron përmendën rritjen e pagave dhe tavanin e qirasë si zgjidhje. Qeveria dhe pronarët e pronave konsiderohen si përgjegjës për problemin e strehimit. Zgjidhja për shumicën është rritja e pagave dhe vendosja e një tavani për qiratë, ndërsa një përqindje e konsiderueshme vlerëson se qiradhënësit duhet ti jepen stimuj tatimorë për të shitur pronën me një çmim më të ulët.
Hulumtimi i Institutit Eteron përfundon me një sërë propozimesh për trajtimin e krizës së strehimit, duke argumentuar se vetë rregullimi i tregut nuk ka funksionuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.