ANSA: Rouhani propozon referendum popullor për aktivitetin bërthamor në Iran
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka propozuar mbajtjen e një referendumi popullor për vijimin e aktivitetit nuklear në Teheran. ANSA shkruan se në vitin 2004 i është kërkuar liderit Ajatollah Khamenei që të mbante një referendum për këtë çështje dhe ky i fundit parimisht ishte shprehur dakord por me zgjedhjen e Mahmoud Ahmadinejad u vendos që të vijohej në një rrugë tjetër.
“I duhet dhënë fund luftës ekonomike sa më shpejt që të jetë e mundur sepse të gjitha vuajtjet bien mbi popullin” citohet të ketë thënë Rouhani.
Artikulli origjinal: http://www.ansa.it/sito/notizie/topnews/2019/05/26/rohani-propone-referendum-su-nucleare_c0dc65c0-d47f-4062-99a2-c39305963d7f.html
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.