Apeli i Bill Gates në “Corriere della Sera”: Duhet një “Strategji Globale” për t’u përballur me COVID-19!
“Edhe nëse shtetet e pasura do të arrijnë të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes në muajt e ardhshëm, COVID-19 mund të rikthehet të godasë sërish, nëse pandemia do të përhapej në zona të tjera të botës”. Kështu shkruan Bill Gates në një ndërhyrje për italianen “Corriere della Sera”.
Ai propozon që të ketë një strategji globale dhe që të jepen me shumë fonde për gjetjen dhe prodhimin e vaksinës,.
“Një pjesë e planetit mund të infektojë pjesën tjetër. Është çështke kohe. Për këtë, kemi nevojë dëshpërimisht për një strategji globale, të vetëdijshëm se modaliteti i luftës me virusin duhet të ndryshojë me ecurinë e pandemisë” nënvizon themeluesi i Microsoft, sipas të cilit, “janë të paktën 3 masa që drejtuesit e qeverive, e veçanërisht ata të G20, mund të adaptojnë pa humbur kohë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.