Apple drejt zgjidhjes së re për karikuesët e telefonit – Ekspertët: Forma e re kërkon 50% më shumë energji
Apple po punon për një iPad Pro të ri që do të veprojë si një pajisje pa tela por nëpërmjet karikuesit Wireless, njoftoi Bloomberg.
Kompania thuhet se po heton një tipar, të quajtur “karikimi pa tel”, i cili do t’u lejojë përdoruesve të karikojnë iPhone dhe pajisje të tjera duke i vendosur ato në iPad-in e ri.
Për të akomoduar karikimin pa tel, iPad do të kalojë në një dizajn të mbështetur në xham, duke sjellë estetikën e tabletës në përputhje me formacionin aktual të iPhone.
Apple thuhet se planifikon të lëshojë modelin më të madh Pro vitin e ardhshëm, me një version të rifreskuar të iPad Mini që përmban një kornizë më të hollë që do të vijë më vonë në 2021.
IPad Mini i ri mund të vijë gjithashtu pa një buton ‘home’.
Kostoja e karikimit pa tel
Ndërsa disa përdorues thonë se karikimi pa tel është më i përshtatshëm sesa lidhjet me tela, teknologjia ka një kosto.
Vitin e kaluar, një raport nga faqja e riparimit të pajisjeve iFixit dhe shkrimtari i teknologjisë Eric Ravenscraft zbuloi se karikimi pa tel përdor gati 50 përqind më shumë energji mesatarisht sesa karikimi me një lidhje me tela.
Nëse secili prej 3.5 miliard telefonave inteligjentë në botë do të kalonte në karikim pa tel, kërkesa për energji e atyre pajisjeve mund të ngrihej, thuhej në raport.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.