“Argument” – Ekspertët e ekonomisë analizojnë situatën e bizneseve: “Goditja nga pandemia më e rëndë seç pritej ”
Në emisionin e mbrëmjes së sotme në “Argument” me gazetarin Enio Civic kanë qenë të ftuar ekspertët e ekonomisë Arben Shkodra, Gentian Elezi dhe Selami Xhepa.
Zoti Elezi është shprehur se Fondacioni Shoqëria e Hapur ka kryer një sondazh mbi aktivitetet në zonën e Durrësit, për të marrë sipas tij jo vetëm statistika, por edhe mendimin e drejtpërdrejtë të bizneseve rreth situatës në të cilën ata ndodhen:
“Në këtë situatë ne menduam se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë dhe të shohim nga afër problematikat e biznesit sepse këto studime ndhmojnë dhe sipërmarrjen, pra jo vetëm statistika po dhe mendimin direkt të bizneseve. Fondacioni Shoqëria Hapur merr në studim të thelluar për shkak të tërmetit dhe pandemisë.
Kemi bërë intervista, fokus-grupe me sektorë të ndryshëm, sidomos turizmin. Një element tjetër ka qenë një pyetësor me 500 biznese të Durrësit që jep të dhëna të dobishme ku janë pyetur për elementë të ndryshëm nga rënia e xhiros dhe ndikimi i saj ka qenë i konsidureshëm deri në masën 80%.
Ndërkohë ekseprti Selami Xhepa është shprehur se Shqipëria ka përjetuar goditjen më të fortë krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa instrumentet që qeveria ka përdorur nuk janë dhe aq efikase:
“Në fakt nga të dhënat Shqipëria me goditjen më të fortë krahasuar me vendet e rajonit, kjo provohet dhe nga statistikat dhe vëzhgimet. Problemi është se me një goditje kaq të fortë instrumentet e përdorura nuk ishin efikase.”
Ndërsa eksperti Arben Shkodra është shprehur se nuk janë marrë masat e duhura dhe se entuziazmi i qeverisë ka rënë në mënyrë të dukshme:
Po shkojmë drejt parashikimit të institucioneve ndërkombëtare në lidhje me rënien ekonomike. Unë nuk shoh më ministra që të dalin dhe ti përgënjeshtrojnë ato. Janë gabaur edhe me entuziazmin e madh të rritjes dhe përmirësimit të eksporteve. Me dy sondazhe paraprake që bëmë është problemi “alert” te qeveria, ku sidomos në këtë moment, me masat shtrënguese dhe bllokimit të ekonomisë botërore, alerti ishte të bëjëm një analizë impakti bazuar mbi perceptimin, ngërçin e momentit dhe të dhënat paraprake që po marrim nga importi, tregjet e huaja.
Te biznesi duhet të jemi pak të kudesshëm. Jo të gjithë bizneset do ta pësojnë nga kjo krizë e madhe, pasi shumë biznese nuk patën rënie. Telekomunikacioni, IT e ka rritur aktivitetin.
Prisnim që qeveria të miratonte një plan Rimëkëmbje që ti shërbente industrisë së materialeve të prodhimit, por dhe kjo nuk ndodhi në atë formë që duhet. Kemi arritur në pikën që përveç shifrave të ISNTAT shikon shifrat e financave të kompanive, që kanë rënie të eksporteve, probleme në importe, problematika në punësim. ”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.