Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore. Nuk luhatet monedha europiane

Këtë të premte monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të vlerës duke ruajtur të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më pare teksa blihet këtë mëngjes sërish me 123.2 lekë dhe shitet me 123.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës në raport me ditën e enjte duke u blerë sot me 135.7 lekë dhe duke u shitur me 136.7 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan ka pësuar një ulje të kuotës krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë këtë ditë të fundit të javës me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 101.4 lekë.
Referuar tregut valutor të brendshëm edhe franga zvicerane është dobësuar nga dita e enjte teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me 114.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.