Ari “tërhiqet” në nisje të javës / Nën presion nga rritja e lehtë e dollarit dhe fuqizimi i titujve të kapitalit
Çmimi i arit është tërhequr në nisje të Javës, ndërkohë që rritja e lehtë e dollarit dhe fuqizimi i titujve të kapitalit, kanë zbehur shkëlqimin e metalit të çmuar. Investitorët presin edhe të dhëna mbi inflacionin në SHBA dhe dëshminë e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell këtë Javë. Norma spot e arit ra me 0.2% në 1,803.56 dollarë për onz. Megjithatë, trendi në afat-shkurtër për metalin e çmuar anon për nga rritja, me analistët që presin një nivel të rezistencës në 1,815 dollarë/ Aksionet aziatike janë rritur në nisje të Javës, pasi Wall Street u mbyll në nivel rekord ditën e Premte, duke zbehur tërheqjen e arit, që shihet si aktive e sigurtë. Rënia e metalit u limitua nga shqetësimet mbi përhapjen e variantit Delta të koroanvirusit, që mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike. Pjesëmarrësit e tregut presin të dhëna mbi indeksin e çmimit të konsumatorit në SHBA dhe dëshminë e Powell në Kongres, mbi sinjale për politikat monetare.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.