Australia do të investojë 2.03 milionë dollarë në kërkime shkencore për kanabisin mjekësor
Australia do të investojë një fond prej 2.03 milionë dollarësh, në kërkime shkencore për përdorimin e kanabisit në funksion të shërimit të kancerit.
Edhe pse përdorimi i këtij të fundit është i lejuar në pjesën më të madhe të Australisë, pacientëve ju lejohet vetëm me recetën e mjekut, si dhe për të bërë kanabis mjekësor, nevojitet një licencë.
Greg Hunt, Ministri i Shëndetësisë tha se gjatë këtij viti, 11.000 pacientë kanë pasur aprovim për përdorimin e kanabisit.
“Ka pasur një numër të limituar të studimeve shkencore mbi kanabisin mjekësor, e ne duhet të rrisim bazën e të dhënave për efektet pozitive të futjes së tij në ilaçe” tha Hunt.
Ministri i Shëndetësisë tregoi të dhënat, sipas të cilave 78 kompani kanë marrë licencën për të rritur kanabisin mjekësor, nga një që e kishte këtë licencë në vitin 2017.
Burimi: Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.