Australia regjistron raste rekord të COVID-19/ Synohet që deri në mes të nëntorit të vaksinohet 80% e popullsisë
Australia raportoi një rekord prej 1,126 raste me koronavirus të Shtunën, shumica dërrmuese në New South Wales, epiqendra e shpërthimit të variantit Delta. Më shumë se gjysma e australisë ka qenë në mbyllje disa javore pasi zyrtarët në Sidnei dhe Melburn, qytetet më të mëdha të vendit dhe kryeqyteti Canberra luftojnë për të frenuar përhapjen e COVID.
New South Wales, shteti më i populluar me kryeqytet Sidnei, raportoi 1,035 infeksione, duke thyer rekordin e së enjtes prej 1,029 ndërsa rastet e kësaj vale që filloi në mes të qershorit vazhdojnë të rriten. Pavarësisht rekordit në New South Wales, qeveria konservatore e Partisë Liberale tha se do të lehtësojë disa kufizime javën e ardhshme.
Pas muajve të vonesave të furnizimit me të vaksinat Pfizer dhe shqetësimit publik për vaksinën AstraZeneca, Australia ka qenë në garë në javët e fundit për të vaksinuar popullsinë e saj. Me ritmet aktuale, 80% mund të vaksinohen deri në mes të nëntorit.
Qeveria federale njoftoi një plan muajin e kaluar që parashikonte bllokimet si një çelës për të frenuar përhapjen e infektimeve derisa 70% e popullsisë të vaksinohen dhe një rihapje graduale të kufijve të Australisë kur vaksinimi të arrijë në 80%.
Vetëm 33.7% e personave mbi 16 vjeç janë vaksinuar plotësisht, por me rreth 49,800 raste infektimesh dhe 993 vdekje, Australia e ka mbajtur numrin e saj të COVID-19 relativisht të ulët.
Zelanda e Re fqinje, e cila kishte qenë kryesisht pa infektime këtë vit, po lufton gjithashtu një përhapje të variantit Delta, duke raportuar 82 raste të reja të Shtunën, të gjitha në epiqendrën Auckland, ndonëse vendi mbetet nën një bllokim të rreptë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.