Banka e Anglisë sot merr vendimin për normën e interesit – Ja si ndikon
Sot Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit për të dytën herë brenda një dekade. Ekonomistët dhe investitorët presin që Komiteti i Politikës Monetare (MPC) të rrisë normat nga 0.5% në 0.75%.Ndryshimet në normën e Bankës ndikojnë në dhjetëra mijëra llogari kursimi, hua dhe hipoteka. Kjo është për shkak se bankat e përdorin interesin si pikë referimi për shumën që paguajnë kursimtarët dhe ngarkojnë huamarrësit.
Pse normat e interesit po rriten?
Rritjen e normave të interesit pritet ta justifikojnë rritja e qëndrueshme e punësimit, rritja e qëndrueshme e pagave dhe rritja në shpenzimet e konsumatorëve. Ekonomia e Britanisë së Madhe u rrit me vetëm 0.2% në tre muajt e parë të vitit. Kjo është arsye pse u votua që normat e interesit të rriteshin në 0.75 përqind.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.