Banka e Greqisë, optimiste! Pret një rritje ekonomike me 2.4% dhe 2.5% në dy vitet e ardhshme
Banka e Greqisë projekton një rritje të ekonomisë me 2.4% në vitin 2020 dhe 2.5% në 2021, ndërkohë që këtë vit ekonomia pritet të rritet me 1.9%. Megjithatë, inflacioni projektohet në rritje mesatare, ndërkohë që familjet do të përdorin një pjesë të të ardhurave në dispozicion për të ripaguar borxhin dhe për të rritur kursimet.
Banka e Greqisë pret gjithashtu përmbushjen e objektivit të sufiçiti primar në 3.5% të Produktit të Brendshëm Bruto në këtë vit edhe tjetrin. Institucioni përkrahu përpjekjet e Qeverisë për të zbatuar një program të gjerë të reformave dhe politikave ekonomike, që përqendrohen në ndryshimin e projekteve të mëdha të investimeve, përshpejtimin e privatizimeve, tërheqjen e investimeve, riorganizimin e administratës publike si dhe uljen e taksave. Politikat e zbatuara deri më tani janë në drejtimin e duhur dhe në linjë me propozimet e Bankës së Greqisë. Megjithatë, institucioni parashikon rreziqe nga jashtë, që do të ndikojnë edhe në ngadalësimin e rimëkëmbjes brenda vendit.
Banka theksoi se zbatimi më i shpejtë i reformave strukturore, ulja e menjëhershme e objektivit të sufiçitit primar dhe reduktimi i shpejtë i kredive me problem, do të përmirësojnë më shumë se ç’pritet perspektivën ekonomike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.