Barcelonë , “Katalonja” ndikon në rënien e turizmit
Ndërsa trazirat rriten mbi votimin e fundit të pavarësisë në rajonin e Katalonjës, qyteti i Barcelonës ka parë një rëni të ndjeshme në turizëm.
Sipas të dhënave të kompanisë ForwardKeys, rezervimet për fluturime në Barcelonë kanë rënën 22 për qind që nga fillimi i tetorit.
“Trazirat e brendshme politike pothuajse gjithmonë i pengojnë vizitorët dhe kjo është dhe ajo që po shohim tani”, than ë një deklaratë CEO i ForwardKeys, OliverJager.
“Kjo gjithashtu do të ketë impakt edhe në vende të tjera të Spanjës sepse shumë vizitorë që mbërrijnë në Katalonjë duan t’i vizito0jnë të gjitha vendet”.
“Nëse kriza politike përkeqësohet, kam frikë se do të shohim një rënie të mëtejshme të rezervimeve”, shtoi ai.
Turizmi është një nga industritë më të rëndësishme në Spanjë, duke përbërë rreth 11 për qind të PBB-së së vendit, njoftoi Associated Press.
Pavarësisht protestave, ekspertët e industrisë së udhëtimeve thanë më parë këtë muaj se rajoni mbeti i sigurt dhe mirëpriti turistët.
“Shumica e katalanasve janë mbështetës të industrisë së tyre turistike dhe kështu që në këtë kohë unë do të këshilloja që ju të vazhdoni me planet tuaja të udhëtimit, por të mbani një vlerësim të vazhdueshëm të situatës”, tha Frank Brehany, një komentator i të drejtave të konsumatorëve të udhëtimit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.