BE ndryshon rregullat e udhëtimit: Heq hartat e infeksioneve!
Bashkimi Europian po përgatitet të ndryshojë rregullat e udhëtimit dhe të përgatisë një model të ri të menaxhimit të pandemisë duke eliminuar plotësisht qasjen ndaj zonës gjeografike të origjinës së udhëtarëve.
Sistemi i hartave të infektimit do të kapërcehet dhe do të ekzistojë vetëm “për informim”. Kjo është ajo që mund të lexohet në tekstin e rekomandimit të miratuar nga ambasadorët e BE-së dhe njoftuar paraprakisht nga gazeta spanjolle El Pais në funksion të këshillit të punëve të përgjithshme.
Kufizimet nuk do të lidhen më me zonën e mbërritjes, por vetëm me situatën e udhëtarit individual: prandaj vaksinimi, rikuperimi ose testet, me ato molekulare gjithmonë të vlefshme për 72 orë kundrejt 24 për ato të shpejta. Vlefshmëria 9-mujore e Green pass do të duhet ende të konfirmohet.
Një thjeshtësim domethënës që shkon në drejtimin e dëshiruar gjithmonë nga Komisioni, qasja “e përbashkët dhe e koordinuar”, duke u përpjekur të kufizojë një grumbull rregullash kombëtare që e bëjnë jetën të pamundur për udhëtarët – të cilët gjithashtu gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë brenda kufijve të BE-së, që është një nga shtyllat mbi të cilat bazohet ëndrra europiane.
Nëse rekomandimi miratohet në nivel europian, do të jetë në dorën e 27 kryeqyteteve të vendosin nëse do ta ndjekin apo jo atë. ANSA
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.