BE pengon futjen e taksës digjitale prej 3% për firmat kryesore
Firmat e mëdha të teknologjisë përballen me pagesën e më shumë taksave sipas planeve të shpallura nga Bashkimi Evropian. Sipas kësaj, vendet e BE po studiojnë propozime për të ngritur një taksë prej 3% në kompanitë e mëdha online të cilat bëjnë mjaft para nga të dhënat e përdoruesve ose nga reklamat digjitale.
Por ideja, e cila duhet të miratohet unanimisht nga 28 shtetet anëtare, po ballafaqohet me një kundërshtim serioz, pasi Irlanda, Suedia dhe Danimarka shfaqën kritikat e tyre një ditë më parë. Fillimisht, Gjermania kishte mbështetur idenë e marrëveshjes së përbashkët me Francën, por tashmë kërkon të hedhë poshtë dhe të vonojë propozimet, lëvizje të cilat po shkaktojnë mjaft zhgënjime të thella në Paris.
Kundërshtarët ndaj taksës digjitale frikësohen nga zemërimi i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, i cili i konsideron përpjekjet e BE për të siguruar “taksimin e drejtë” të gjigantëve të internetit si një sulm ndaj kompanive amerikane, një akuzë që BE refuzon.
Ministri i Financave të Danimarkës, Kristian Jensen, tha se duke pasur parasysh mënyrën se tatimi “është përshtatur me synimin për kompanitë amerikane, natyrisht do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara.” Irlanda, e cila pret firmat e mëdha të teknologjisë duke përfshirë Apple, Facebook dhe Google, është gjithashtu e kundërta.
Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, argumenton se një taksë digjitale e BE mund të nxisë përpjekjet për një marrëveshje ndërkombëtare, të udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin e Bankës Qendrore. Ministrja e ekonomisë së Suedisë, Magdalena Andersson, tha se vendi i saj nuk mund ta mbështeste propozimin.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.