Beyonce prodhon mjaltë – Zotëron rreth 80 mijë bletë në pronën e saj
Këngëtarja 39-vjeçare ka bërë me dije se në pronën e saj ka dy koshere të mëdha me rreth 80 mijë bletë, të cilat i përdor për të bërë “qindra kavanoza me mjaltë në vit”.
Beyonce tha se filloi të merrej me bletari kur zbuloi se dy vajzat e saj – Blue Ivy, tetë dhe Rumi, tre – të dyja kanë “alergji të tmerrshme” dhe zbuloi se mjalti ka “veti të panumërta shëruese” që mund t’i ndihmojë ato të kapërcejnë simptomat e tyre.
Ajo tha: “E di që është e rastësishme, por kam dy koshere reale në shtëpinë time prej kohësh tashmë. Kam rreth 80,000 bletë dhe ne bëjmë qindra kavanoza me mjaltë në vit. Unë fillova kosheret e bletëve sepse vajzat e mia, Blu dhe Rumi, të dy kanë alergji të tmerrshme dhe mjalti ka veti të panumërta shëruese. ”
Bletaria nuk është sipërmarrja e vetme e bërë vetë nga ylli i ‘Black Is King’, pasi ajo gjithashtu ka pronësi të plotë mbi muzikën e saj , filmat e saj dhe linjën e saj të veshjeve Ivy Park.
Beyonce gjithashtu shpjegoi angazhimin e saj të palëkundur për çdo projekt që ajo merr përsipër.
Në një intervistë për revistën britanike Vogue, ajo tha: “Pasi marr përsipër diçka jap gjithçka që mundem. Filloj me identifikimin e qëllimit tim dhe sigurohem që jam në linjë me bashkëpunëtorët për të njëjtin qëllim. Duhet durim i madh për të punuar me mua. Procesi im është i lodhshëm. Unë rishikoj çdo sekondë të filmimeve disa herë dhe i njoh ato prapa dhe përpara. Vazhdoj të ndërtoj më shumë shtresa dhe ta përsëris këtë proces redaktimi për muaj të tërë. Unë nuk heq dorë derisa të arrijë në mënyrë të pamohueshme potencialin e saj të plotë. Unë besoj se forca ime është të kuptoj se si rrëfimet, muzika, ndriçimi, këndet, moda, drejtimi i artit, historia, vallëzimi dhe redaktimi punojnë së bashku. Të gjithë janë po aq të rëndësishme”.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.