Bezos thyen sërish rekord: Tashmë vlen 211 miliardë dollarë. Pse kontrata e anuluar e Pentagonit e pasuroi atë më shumë?!
Jeff Bezos i rekordeve: themeluesi i Amazon arrin 211 miliardë dollarë. Kërcimi i aksioneve të Amazon në Wall Street, edhe me Pentagonin që ndërkohë anuloi maxi-kontratën prej 10 miliardë dollarë të Microsoft-it, e pasuroi Bezos me 8.4 miliardë, duke forcuar pozicionin e tij si më i pasuri në botë.
Elon Musk e ndjek atë në distancë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg, me 180.8 miliardë të tij.
Medalja e bronztë i takon Bernard Arnault me 168.5 miliardë, ndërsa Bill Gates është i katërti me 147.4 miliardë. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.