Bitcoin po merr kthesën- Kalon shifrën 7 mijë dollarë, një ndryshim që vjen mbas 9 muajsh!
Pas një periudhe 9 mujore Bitcoin fillon rritjen në vlerë. Ky është një ndryshim i madh për kriptomonedhën pasi këto janë hapat e parë për 2019.
Bitcoin ishte e fundit me rritje 1,1% dhe vlerë $ 7,056 në bursën e Bitstamp duke u rritur me 14% të vlerës . Është rritja e dytë më e madhe që pëson bitcoin që nga gushti i kaluar.
Analistët dhe tregtarët thanë se kjo rritje nuk vjen si rezultat i ndonjë faktori të menjëhershëm të lajmeve.
Drejtori i Global Block me bazë në Londër, David Thomas, tha se niveli i vlerës së 6000 dollarëve të kriptomonedhës kishte tërhequr interesin e investitorëve .
Tregtarë të tjerë thanë se rizgjimi i Bitcoin mund të ketë ardhur si pasojë e vjedhjes prej 40 milionë dollarësh nga kompania e shkëmbimit Binance. Tregjet e kriptomonedhave kanë pësuar rënie si pasojë e thyerjes së sigurisë në nivel të lartë .
Bitcoin pothuajse ka dyfishuar vlerën këtë vit duke qenë se vitin e kaluar ka pësuar një rënie drastike ku ka humbur rreth 75% të vlerës në të gjithë botën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.