BQE do të injektojë 600 miliardë euro të tjera në ekonomi – Çfarë pritet të sjellë ky stimul?
Banka Qendrore Evropiane njoftoi një stimul prej 600 miliardë eurosh të tjera (676 miliardë dollarë) në planin e saj të shpëtimit koronavirus të enjten, duke sjellë paketën totale të stimulit në një shumë marramendëse prej 1.35 trilionë eurosh.
Banka Qendrore Evropiane tha në deklaratë: “Në përgjigje të inflacionit dhe problemeve të tjera ekonomike shkaktuar nga pandemia, zgjerimi i stimulit do të lehtësojë më tej politikën monetare, duke mbështetur kushtet e financimit në ekonominë reale, veçanërisht për bizneset dhe familjet.”
Njoftimi për një injeksion tjetër monetar vjen pasi Komisioni Evropian propozoi një program stimulimi fiskal prej 750 miliardë eurosh (826 miliardë dollarë) ditë më përpara.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.