Eksperti: “Çmimi i naftës do të rritet me 90%, tregu drejt shokut”
Drejtori i Përgjithshëm i një kompanie të shpimit të naftës mendon se tregu amerikan i naftës po i drejtohet një “goditje të mini-furnizimit” me çmimet e naftës amerikane që mund të rriten mbi 90% ,në 70 dollarë për fuçi nga vjeshta, pasi SHBA do të shkurtojë prodhimin e tepërt.
Dan Eberhart, shefi ekzekutiv i Kanarie i tha Markets Insider: “Kur të dalin numrat e prodhimit të SHBA-së, ne do të zbulojmë se prodhuesit amerikanë kanë prerë më shumë se duhej prodhimin duke sjell kështu një shok në tregun e naftës “.
Eberthart shtoi: “Unë mendoj se West Texas Intermediate do t’i afrohet 70 dollarëshit për fuçi këtë vjeshtë.”
Një studim i publikuar nga Reuters javën e kaluar tregoi se blloku 13-anëtarësh OPEC pompoi 24.77 milion fuçi në ditë në maj, 5.91 milion fuçi më pak se në prill.
Por koalicioni global i naftës vendosi më 12 prill të zvogëlojë prodhimin me një rekord prej 9.7 milion fuçi në ditë në maj dhe qershor. Pritet që kjo tendencë të vazhdojë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.