Brazili i afrohet përsëri recesionit – Ekonomia tkurret në tremujorin e parë. Pak shpresë për të dytin
Ekonomia e Brazilit u tkurr në tremujorin e parë, duke e çuar vendin pranë në një recesioni tjetër. Tkurrja shtoi presionet për Presidentin Jair Bolsonaro, që ka nisur detyrën në Janar, duke premtuar reforma pro-tregjeve për të nxitur ekonominë dhe fshirë gjurmët e recesionit të vitit 2015.
Produkti i Brendshëm Bruto në Brazil u tkurr me 0.2% me bazë tremujore. Pavarësisht se shifrat qëndrojnë brenda projeksioneve të analistëve, ekonomia qëndron e dobët. Treguesit kryesor ekonomik për tremujorin e dytë, si ndjesia konsumatore, huadhënia bankare dhe tregtia, sugjerojnë se ekonomia pritet të tkurret përsëri.
Brazili është zhytur në recesion 5 herë në 20 vitet e fundit. Hera e fundit ishte në vitet 2015-2016, që ka qenë edhe më i keqi në historinë e vendit. Rimëkëmbja që ndoqi ishte më e dobëta në histori.
Tregjet e Brazilit nuk patën ndonjë reagim ndaj të dhënave. Indeksi i titujve të kapitalit në vend u rrit me 0.4% në nisje të tregtisë, ndërsa reali ishte i qëndrueshëm kundër dollarit në 3.9770. Investimet fikse ranë me 1.7% në tremujorin e parë, prodhimi industrial u tkurr me 0.7% ndërsa bujqësia humbi 0.5% sipas të dhënave të zyrës së Statistikave IBGE. Tregtia neto pati gjithashtu ndikim negativ, ndërkohë që eksportet ranë me 1.9% ndërsa importet treguan rritje me 0.5%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.