“BREXIT” i kushton Britanisë 500 milion sterlina në javë! Por, cili është kryeqyteti europian që po feston nga kjo?
Procesi i daljes nga Bashkimi Europian (BREXIT) i ka kushtuar deri më tani Britanisë 52 miliardë sterlina. Në përllogaritje më të vogla, rezulton se kostoja është 26 miliardë në vit apo 500 milion sterlina në javë.
Këto janë përllogaritjet që ka bërë Qendra për Reforma Europiane, një grup i specializuar për BE-në. Por veç kostos për Britaninë, ka një shtet europian që po përfiton më shumë nga ky proces. “Ilsole24ore” sjell raportimet e mediave të tjera ekonomike dhe evidenton se në fakt Parisi, kryeqyteti i Francës, është ai që po përfiton më shumë nga ajo që po ndodh me Britani.
Muajt e fundit, shumë banka të mëdha e kompani sigurimesh kanë dhënë njoftime për ikje nga Britania dhe nga deklarimet e bankierëve është konstatuar se Parisi është më i preferuar kundrejt Frankurtit.
Sipas të dhënave të një agjencie për promovimin e biznesit parizien, veç faktit se Parisi kthehet në qendër kontinentale për tregtinë, janë edhe 3500 vende pune direkte që krijohen ose transferohen në Paris falë “Brexit”. Kjo shifër bazohet te njoftimet e punës të bëra tashmë nga grupet bankare apo kompanitë sigurimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.