Brexit/Ish-kryeministri britanik këshillon: May duhet të bëhet ndërmjetëse
Theresa May duhet të bëhet ndërmjetëse për të ndihmuar në thyerjen e bllokimit të Brexit në Parlament, tha ish kryeministri John Major.
Ai dëshiron që deputetët të votojnë për të gjitha opsionet e Brexit, duke treguar kështu preferencën e tyre për të bërë përpara.
”Zonja May mund të marrë në konsideratë heqjen e linjave të saj të kuqe “në interesin kombëtar dhe të krijojë lehtësira për të gjetur se çfarë dëshiron Parlamenti”, tha ai. Ajo tha: “Faleminderit Sir John, por jo.”
“Në realitet, ka vetëm dy opsione të mbetura për Brexit” ka thënë ndërkohë, sekretari i fshehtë i Brexit, Sir Keir Starmer, –“ose të udhëzojë qeverinë për të negociuar një marrëdhënie të ngushtë me BE, duke përfshirë një bashkim doganor, ose të ketë një votim publik. Tani është koha për një debat të hapur dhe të sinqertë për mënyrën se si do e thyejmë bllokimin”, tha ai.
Ky diskutim erdhi pasi lideri i punës Jeremy Corbyn refuzoi të takohet me zonjën May për bisedimet për të diskutuar për një zgjidhje. “Ngatërrimi” me marrëveshjen e saj nuk do të bëjë ndryshime në situatën aktuale, shtoi ai.
Kryeministres i është “dorëzuar një kal të helmuar” dhe se gjërat ishin “jashtëzakonisht të vështira” për të. “Pozicioni i saj ka qenë krejtësisht i pamundur”, tha ai, duke shtuar se Parlamenti ishte “jashtë afatit”.
Nëse May nuk heq linjat e saj të kuqe “në interesin kombëtar”, atëherë opsionet e saj janë që ose kabineti ose parlamenti që të vendosë për të pasur një referendum tjetër .
Sir John tha se kabineti është shumë i ndarë për të arritur një marrëveshje, ndërsa ka shpresë që parlamenti të mund të arrijë një konsensus, me zonjën Maj si një ndërmjetëse.
XH.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.