Britania, prioritet vaksinimin e të rriturve / Pasi të përfundojë me këtë kategori, do të ofrojë doza për vendet e tjera
Britania do përqendrohet në vaksinimin e të gjithë popullsisë së rritur përpara se të ofrojë një sufiçit të dozave tek vendet e tjera, si Irlanda fqinje, sipas ministrit të Biznesit, Kwasi Kwarteng.
Mbi 30 milionë britanikë kanë marrë një dozë të vaksinës së Covid-19, në një nga programet më të shpejta të imunizimit në botë, që synon të vaksinojë të gjithë të rriturit deri në Korrik. Megjithatë, Britania është përfshirë pa dashur në një konflikt me Bashkimin Evropian, ku programi i vaksinimit ka qenë shumë më i ngadaltë, prej mungesës së dozave. Ministri tha se Britania po bashkëpunon me shtetet evropiane për të sigurua
r se popullsitë e tyre po marrin vaksinën dhe se nuk është një çështje konkurrence. Megjithatë, ndërsa pyetej nëse Britania mund të ndihmojë Irlandën, ai tha se nëse do të ketë sufiçit të dozave mund të ndahen, por shtoi se nuk ka për momentin, pasi ka shumë njerëz për të vaksinuar. Britania ka rënë dakord për të blerë dhjetëra milionë doza nga disa furnitorë dhe në nisje të javës, GalxoSmithKline lajmëroi detajet e planit për të prodhuar 60 milionë doza të vaksinës së Novavax, për përdorim në Britani.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.