Britania rishikohet në rritje/Ekonomia, më e fortë në T3. Tkurret defiçiti i llogarisë korrente
Ekonomia e Britanisë u rrit më shumë se sa u vlerësua fillimisht në tremujorin e tretë dhe defiçiti i llogarisë korrente u tkurr në nivelin më të ulët që prej vitit 2012. Të dhënat e zyrës Kombetare të Statistikave treguan se ekonomia u rrit me 0.4% në tremujorin e tretë të vitit, sipër vlerësimit fillestar prej 0.3%, kryesisht prej rishikimit të shërbimeve dhe ndërtimit.
Rritja e eksporteve në mallra ka mbështetur tkurrjen e defiçitit të llogarisë korrente në 15.8 miliardë paund në tremujorin e tretë 2019, nga 24.2 miliardë paund që ishte në të dytin. Në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, defiçiti i llogarisë korrente ra në 2.8%, që është niveli më i ulët që prej vitit 2012. Banka e Anglisë bëri të ditur në fillim të kësaj jave se defiçiti i llogarisë korrente përbën ende një rrezik.
Rënia e kërkesës së investitorëve të huaj për aktive britanike mund të shkaktojë një rënie të sterlinës dhe vështirësojë huamarrjen e bizneseve dhe konsumatorëve. Ekonomia britanike është ngadalësuar që prej referendumit të Brexit në vitin 2016 dhe përballet tashmë luhatje të mëdha nga lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe ngadalësimi i ekonomisë së Eurozonës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.