BQE për bankat e Eurozonës-Po shfrytëzojnë plotësisht sistemin e interesave me dy nivele
Bankat e Eurozonës po shfrytëzojnë sistemin e interesave për depozitat me dy nivele të Bankës Qendrore Europiane, ndërkohë që kanë rishpërnadrë likujditetin e tepërt për të përfituar nga përjashtimi i tarifave, sipas institucionit në Frankfurt.
Banka Qendrore Europiane prezantoi këtë sistem më 30 Tetor, për t’i lënë pak liri bankave nga norma e depozitës prej -0.5%, që funksionon si një tarifë ndaj mbi 1.5 trilionë euro likujditet të tepërt që mbajnë ato.
Sipas këtij sistemi, deri në 6-fish të rezervave të detyrueshme janë përjashtuar nga tarifat dhe bankat paguajnë -0.5%-shin vetëm ndaj likuiditetit që ndodhet sipër kësaj shifre.
“Ditën që sistemi i interesave për depozitat me dy nivele u bë efektiv, bankat reduktuan përjashtimet e lejuara të papërdorura nga 28% në 13% të totalit”, deklaroi Banka Qendrore Europiane.
Ndërkohë që bankat vazhduan të tregtojnë likujditetion e tepërt në tregjet e parasë, më pak se 5% e përjashtimit të lejuar ka mbetur e papërdorur deri më 11 Dhjetor.
Institucioni hodhi gjithashtu poshtë komentet se sistemi me dy nivele i interesave të depozitave ka sjëll një rritje të normave të interesit në tregun e parasë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.