CDC publikon efektet anësore të vaksinës. Bazohet tek raportimet e njerëzve. Nga 6,994 raportime, 640 ishin serioze
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi efektet anësore më të zakonta që kanë raportuar amerikanët, pasi kanë marrë vaksinat e Covid-19 të Pfizer apo Moderna.
Të dhënat janë bazuar tek mesazhet në tekst të dërguara tek agjencia dhe sistemi i raportimeve të efekteve anësore nga Vaksina, që është një program i mbikqyrjes së sigurisë. Analiza përdori të dhëna nga muaji i parë i vaksinimit, mes 14 Dhjetorit dhe 13 janarit, kur u adminstruan mbi 13.7 milionë doza. Agjencia deklaroi se kishte 6,994 raporte të efekteve anësore pas vaksinimit, përfshirë 6,354 që klasifikoheshin si jo serioze dhe 640 si serioze, ku përfshheshin 113 vdekje. Mosha mesatare e të vaksinuarve ishte 42, sipas të dhënave, dhe shumica e efekteve anësore kishin ndodhur tek gratë. Efektet më të zakonta ishin dhimbje koke, lodhje, marrje mendsh, ethe dhe të përziera. CDC deklaroi se njerëzit kanë raportuar gjithashtu dhimbje muskujsh, temperaturë, dhimbje të kyçeve dhe tek zona e injektimit. Për vaksinën e Pfizer, reagimet ishin më të shpeshta pas dozës së dytë, krahasuar me të parën. Norma e raportuar e temperaturës dhe etheve ishte mbi 4 herë më e madhe pas dozës së dytë, se të parës. Kishte 46 raportime të anafilaksis, një reagim i fortë alergjik i rrezikshëm edhe për jetën, tek ata që morën vaksinën e Pfizer dhe 16 raste nga Moderna. Agjencia theksoi se shpeshtësia e reagimit alergjik ishte në të njëjtin varg me raportimet nga vaksina e gripit. Nga 113 vdekje të raportuara, 2/3 ndodhën në njësitë e kujdesit afat-gjatë, sipas agjencisë. Ekspertët mjekësorë thanë se efektet anësore të vaksinave janë të zakonshme dhe një tregues se injeksioni po funksionon si ç’duhet. Shumë mjekë po këshillojnë publikun që të përgatiten për efekte anësore më të forta se zakonisht nga vaksinat e Covid-19, sidomos pas dozës së dytë. Pfizer dhe Moderna kanë pranuar se vaksinat e tyre mund të shkaktojnë efekte që janë të ngjashme me simptomat e Covidit të butë, si dhimbje muskujsh, ethe dhe dhimbje koke. Pavarësisht se efektet janë të besdisshme, mjekët thonë se vaksinat janë të sigurta.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.