Danimarka bëhet vendi i 6 europian që ndërpret përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Përdorimi i vaksinës anglo-suedeze është pezulluar në Austri, Estoni, Lituani, Luksemburg, Letoni dhe sot gjithashtu në Danimarkë. Autoriteti rregullator kombëtar austriak i ilaçeve pezulloi përdorimin e një serie AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me kushte të rrezikshme të mpiksjes së gjakut. Të njëjtën arsye e dha edhe agjencia kombëtare shëndetësore daneze, e cila sot njoftoi pezullimin e përkohshëm. Në Danimarkë një nga këta njerëz vdiq.
Agjencia tha se nuk kishte vendosur përfundimisht një lidhje midis mpiksjes dhe vaksinës, por tha se u kishte kërkuar autoriteteve rajonale të ngarkuara të ndalonin përdorimin e AstraZeneca për momentin. “Ne jemi në mes të vaksinimit më të madh dhe më të rëndësishëm në historinë daneze,” tha Søren Brostrøm, drejtori i agjencisë. “Tani kemi nevojë për të gjitha vaksinat që mund të marrim. Prandaj nuk është një vendim i lehtë për të vendosur një pauzë/ndërprerje “. (Repubblica)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.