“Deklarata e rrallë” e SHBA: Kina po kryen gjenocid ndaj minoritetit Uighur
Sekretari amerikan i Shtetit në largim Mike Pompeo deklaroi se Kina po “kryen gjenocid” kundër myslimanëve Uighur dhe grupeve të tjera të pakicave.
Në një deklaratë të lëshuar në ditën e tij të fundit në detyrë, Pompeo tha se Kina “ka kryer krime kundër njerëzimit” kundër Uighur dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në provincën veriperëndimore të Xinjiang.
“Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar Uighur nga partia-shtet në Kinë” shtoi ai.
Ai përmendi sterilizimin e detyruar, punën e detyruar, torturat, burgimet arbitrare, privimin e rëndë të lirisë fizike dhe kufizimet drakoniane të lirisë së fesë dhe besimeve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e lëvizjes si arsyet e deklaratës së tij.
Ai kërkoi që Kina të lirojë ata të arrestuar në mënyrë arbitrare dhe t’i japë fund “sistemit të saj të internimit, kampeve të paraburgimit, arrestit shtëpiak dhe punës së detyruar” dhe bëri thirrje për “të gjitha organet e duhura juridike shumëpalëshe, për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në përpjekjen tonë për të promovuar përgjegjësinë për ata që janë përgjegjës për këto mizori “.
Përcaktimi i gjenocidit është një hap i rrallë për qeverinë amerikane, e cila nuk e zbatoi atë për vrasjet masive të vitit 1994 në Ruanda, deri shumë më vonë.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.