Deputeti slloven jep dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç
Deputeti slloven dha dorëheqjen të enjten pasi vodhi një sanduiç sepse ishte mërzitur për shkak të injorimit që kishte marrë nga stafi.
Darij Krajçiç, anëtar i partisë Marjan Sarec List (LMS) – partia më e rëndësishme në koalicionin qeverisës – tha se e mori sanduiçin pa paguar sepse tre punonjës të supermarketit nuk i kishin kushtuar vëmendje gjatë kohës që ai donte të paguante, por përkundrazi vazhdonin të bisedonin më njëri-tjetrin.
”Duhet të kem qëndruar rreth tre minuta pranë kasës për të paguar”– është shprehur ai. Por Krajçiç u rikthye sërish për të paguar sanduiçin duke kërkuar falje për veprimin e tij të nxituar dhe njëkohësisht dha dorëheqjen nga parlamenti. Kreu i partisë LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e Krajçiç si “të papranueshme” dhe tha se deputeti “duhet të mbajë përgjegjësinë, në përputhje me standardet e larta etike të LMS”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.