Detyrimi i maskave në SHBA – CDC e zgjat deri më 18 Janar për përdoruesit e transportit publik
Administrata e presidentit Joe Biden konfirmoi se planifikon të vendosë detyrime për vendosjen e maskave për udhëtuesit në avionë, trena dhe autobuzë, deri në Janar të vitit të adhshëm, për të trajtuar rreziqet e Covid. Zëdhënës të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) konfirmuan zgjerimin e rregullave. “Qëllimi i direktivës së maskave është minimizimi i përhapjes së Covid-19 tek transporti publik”- deklari agjencia.
Linja të mëdha ajrore në SHBA u informuan për planin gjatë një telefonatem e agjencinë dhe Qendrën për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve. Urdhëri aktual i maskave përfundonte më 13 Shtator, ndërsa i riu do të zgjatet deri më 18 Janar. Masa e fundit reflekton ndikimin e variantit më të ngjitshëm Delta dhe përbën një paralajmërim se transporti vazhdon të jetë i rrezikshëm, veçanërisht për njerëzit e pavaksinuar.
Lëvizja vjen ndërkohë që linjat ajrore në SHBA po hasin vështirësi me kërkesat që duhet t’i bëjnë pasagjerëve, ndërkohë që Kanadaja deklaroi javën e kaluar se planifikon t’i kërkojë të gjithë udhëtuesve që të jenë të vaksinuar. Urdhëri i CDC, që ka qenë në fuqi që kur Biden mori detyrën në Janar, kërkon përdorimin e maskave në të gjithë format e transportit publik.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.