Deve dhe trena! Egjipti “ridimensionohet” me mega-projektin e ri 4.5 miliardë dollarë/ FOTO
Kompania gjermane Siemens Mobility ka nënshkruar një kontratë prej 4.5 miliardë dollarësh me Autoritetin Kombëtar të Egjiptit për tunelet për të ofruar linjën e parë të trenit me shpejtësi të lartë dhe të elektrizuar në vend.
Linja e parë 660 kilometra fillestarë nga rrjeti i planifikuar prej 1.800 kilometrash, do të krijojë “një lloj lidhjeje të Kanalit të Suezit në rrugët e menduara”.
Kjo linjë do të lidhë qytetet porte të Ain Sokhna, në Detin e Kuq, me Marsa Matrouh dhe Aleksandrinë në Mesdhe.
Siemens, partnere në projekt, shprehet se kontrata e përgjithshme është me vlerë rreth 4.5 miliardë dollarë. Sipas kompanisë, pjesa e parë e kësaj linje do të jetë funksionale në 2023.
Megaprojekti do të krijojë 15.000 vende pune dhe tërësisht, pritet të përfundojë në 2027.
Burimi origjinal: CNN
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.