Cili është divorci ‘luksoz’ që kushtoi 38 miliardë dollarë?
Ndarja e Jeff Bezos nga bashkëshortja e tij, prej 25 vjetëve, MacKenzie Bezos, u finalizua nga një gjykatës i Seattle-it të premten, duke i akorduar asaj të marrë shifrën prej 38.3 miliardë dollarësh nga aksionet e Amazon, sipas Bloomberg. Në prill, Amazon, shitësi më i madh në botë i produkteve online, tha në një deklaratë se 4% e aksioneve të saj në qarkullim ose 19.7 milionë aksione do të regjistrohen në emrin e MacKenzie Bezos pas aprovimit të gjykatës për divorcin.
Çifti njoftoi planin e tyre për t’u ndarë në një deklaratë të përbashkët të Twitter në janar, duke krijuar shqetësimin se ndoshta Jeff Bezos mund të ketë një zvogëlim të fuqisë së votimit në Amazon. Ai disponon një aksion prej 12% me vlerë 114.8 miliardë dollarë dhe mbetet personi më i pasur në botë, tha Bloomberg. MacKenzie Bezos ka thënë se do t’i japë atij kontrollin e votimit të aksioneve të saj.
Ajo premtoi në maj se do të japë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi për t’u bashkuar me “Giving Pledge”, një fushatë e njoftuar nga miliarderi Warren Buffett dhe Microsoft Corp (MSFT.O) bashkë-themelues Bill Gates në vitin 2010. (Bloomberg)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.