“E papranueshme” / Franca tërheq ambasadorin në Turqi për shkak të komenteve të Erdogan
Franca tha se do të tërhiqte të dërguarin e saj në Turqi për konsultime pas komenteve “të papranueshme” nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, që sugjeruan se homologut të tij francez, Emmanuel Macron, i duhej një kontroll i shëndetit mendor.
Në një lëvizje tepër të pazakontë, një zyrtar presidencial francez tha se ambasadori francez në Turqi po tërhiqej nga Ankaraja për konsultime dhe do të takohej me Macron për të diskutuar situatën pas shpërthimit të Erdogan.
Franca dhe aleati i saj i NATO-s janë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat detare në Mesdheun lindor, Libinë, Sirinë dhe konfliktin e përshkallëzuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun.
Ankaraja është inatosur veçanërisht nga një fushatë e mbështetur nga Macron për të mbrojtur vlerat laike të Francës kundër islamit radikal.
“Cili është problemi i individit të quajtur Macron me Islamin dhe me myslimanët?” pyeti Erdogan, në komentet e tij.
“Macron ka nevojë për trajtim mendor,” shtoi Erdogan, ndërsa tregoi se ai nuk priste që udhëheqësi francez të fitonte një mandat të ri në zgjedhjet e 2022.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.