Edukimi financiar – AMF marrëveshje me Universitetin Politeknik
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkroi të martën një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin Politeknik të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv, Ervin Koçi, tha se forcimi i edukimit financiar është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, por edhe me përparimin teknologjik.
Marrëveshja e sotme është pjesë e zbatimit të strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje. Specialistë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare zhvilluan gjithashtu një takim informues për edukimin financiar me studentë të Universitetit Politeknik.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.