Efektshmëria e vaksinave kundër Delta/ Studimi: Bie pas 3 muajve. Doza virale, e ngjashme me të pavaksinuarit
Një studim britanik ka zbuluar se mbrojtjta nga 2 vaksiant më të përdorura ndaj Covid-19 kundër variantit mbizotërues Delta, zbutet brenda 3 muajve. Sipas hulumtimit, ata që infektohen pas 2 dozave të Pfizer apo AstraZeneca, mund të jenë në rrezik më të lartë se të tjerët, krahasuar me varaintet e mëparshme.
Bazuar tek mbi 3 milionë tamponë të marrë në Britani, studimi i Universitetit të Oksfordit zbuloi se 90 ditë pas dozës së dytë të Pfzier apo AstraZeneca, efektshmëria në parandalimin e infeksionit kishte rënë në 75% dhe 61% në mënyrë respektive.
Kjo vjen në rënie nga 85% dhe 68% respektivisht, të parë 2 javë pas dozës së dytë. Rënia e efektshmërisë është më e theksuar tek ata në moshë 35 vjeç e sipër.
“Të dy vaksinat, me regjimin e plotë të dozave, bëjnë ende punë të mirë kundër Delta” – tha Sarah Walker, profesore e Oksfordit për statistikat mjekësore. Hulumtuesit nuk projektuan se sa do të bjerë mbrojtjta me kalimin e kohës, por sugjeruan se efektshmëria e dy vaksinave do të puqet brenda 4-5 mujave të dozës së dytë.
Duke vënë në dukje rrezikun nga varianti Delta, studimi tregoi gjithashtu se ata që infektohen pavarësisht vaksinimit të plotë, kanë një dozë virale të ngjashme me të pavaksinuarit që infektohen, ç’ka përbën një përkeqsim të dukshëm nga varianti Alfa.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.