Elon Musk ‘ndez’ Clubhouse, rrjetin social të momentit
Clubhouse, rrjeti social i momentit, ku çdo ndërveprim bëhet nëpërmjet zërit ka një konfirmim global tashmë, atë të Elon Musk. Bosi i Teslas dhe Space X i është bashkuar platformës duke iu lënë një takim ndjekësve të tij të shumtë në Twitter, për të folur për tema të ndyshme, duke grumbulluar kështu 5 mijë persona që është edhe numri maksimal i ndërveprimit njëkohësisht.
Musk ka folur për misionin e tij për të dërguar njerëz në Mars, për projektin Neuralink për krijimin e një ndërfaqeje që lidh trurin me makinën, por edhe për Bitcoin, projektet e Teslas për inteligjencën artificiale etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.