Erdhi Viti i Derrit!
Më shumë se 1 miliardë njerëz në mbarë botën kanë nisur të festojnë Vitin e Ri Hënor dhe nisjen e Vitit të Derrit. Në Kinë, kjo nënkupton se miliona njerëz do të udhëtojnë drejt vendlindjes së tyre në atë që mund të cilësohet si migracioni më i madh njerëzor.
I njohur edhe si Festivali i Pranverës, viti i ri hënor festohet në vendet e Azisë me fishekzjarrë, veshje speciale dhe shumë ushqim. Derri, një nga 12 shenjat e zodiakut kinez besohet se është simboli i optimizmit, entuziasmit dhe punës së vështirë.
Artikulli origjinal: https://www.bbc.com/news/world-asia-47121421
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.