Erdogan i drejtohet francezëve: Shpresoj që së shpejti të ‘hiqni qafe barrën’ e Presidentit Macron
Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan tha se shpresonte që Franca së shpejti ‘do të heqë qafe’ Presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën që po kalon kohë të rrezikshme.
Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave për Profetin Muhamed në Francë.
“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë, ”u tha Erdogan gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet Franceze. “Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar nga Armenët etnikë.
Ankaraja, e cila mbështeti të afërmit e saj etnikë turq në Azerbajxhan gjatë disa javësh luftimesh që dëbuan forcat armene nga territoret përreth Nagarabag, e mohon këtë.
Turqia ka thënë se Franca, një bashkë-kryetare e grupit të Minskut të formuar për të ndërmjetësuar çështjen, nuk ishte objektive. Erdogan tha se statusi i Parisit si ndërmjetësues ishte “jo më” për shkak të mbështetjes së tij për Armeninë dhe përplasi një rezolutë të Senatit Francez këtë javë duke kërkuar që Nago-Karabaku të njihet si republikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.