Fatura” e luftës në Shqipëri, 0.4% e PBB-së/ BERZH ul projeksionet për rritjen ekonomike, Shqipëria më pak e zhvlerësuara në rajon!
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e para ndër institucionet ndërkombëtare që ka përditësuar projeksionet sa i përket rritjes ekonomike që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Sa i përket ekonomisë shqiptare, rritja ekonomike fiksohet në 3.3% këtë vit, ose 0.4 pikë përqindje më poshtë se projeksionet e kaluara, ato të nëntorit të vitit të kaluar. Kjo shifër, pra 0.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duket të jetë vlerësimi paraprak për impaktin e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, në vendin tonë. E përkthyer në vlerë absolute, bazuar në projeksionet e qeverisë shqiptare, por edhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto nominal të vendit gjatë 2022-shit, impakti i krizës në terma prodhimi ekonomik fiksohet mbi 61 milionë euro.….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.