Fenomeni rrallë/ Fotot mahnitëse nga ‘stuhia shekullore e dëborës’ në Madrid
Për një andaluzian si vendas, bora është dukur gjithmonë ekzotike dhe e mrekullueshme. Por bora që ra papritmas në Madrid këtë muaj i kujtoi banorëve se ka diçka epike dhe të tmerrshme që fshihet pas bukurisë së saj.
Shërbimi meteorologjik i motit kishte paralajmëruar që nga fillimi i vitit se kjo do të ishte “stuhia shekullore e dëborës” në Madrid.
Por në mënyrë tipike hispanike në mosbesimin e tyre, pak njerëz ishin të përgatitur realisht për të përpos parashikimeve dhe paralajmërimeve – duke filluar me autoritetet, të cilët ishin të habitur dhe të mbingarkuar nga reshjet më të mëdha të borës në 70 vjet.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.