FOTOT/ “Në luftë” me kilometrat – Kina “kundër” Japonisë, ja ku ndodhen trenat më të shpejtë në botë! Planet për të ardhmen
Në 350 km /orë, trenat e rinj në Kinë “Fuxing janë trenat më të shpejtë në botë, duke e bërë udhëtimin më të lehtë nga Shangai në Pekini. Kështu trenat e rinj e rendisin Kinën në krye të listës për trenat më të shpejtë.
Pas një aksidenti fatal në vitin 2011, Kina zvogëloi shpejtësinë e shërbimit të trenave nga 350 km/ orë në 250-300 km /në orë, por sërish guxon më tej.
Në shpejtësi të tilla, Japonia ende mban rekordin botëror, me një shpejtësi maksimale prej 603 km/orë në testimin e kryer me treni “SCMaglev”.
Ky tren në Japoni i lë në hije të tjerët. Shpejtësia maksimale standarde e përdorimit është më e ngadaltë se trenat “Fuxing” në 320 km/orë.
TGV i Francës gjithashtu ka kapacitetin për “të goditur” shpejtësi të mëdha si (575 km / orë), por gjithashtu është i kufizuar në 320 km /orë në lëvizje normale.
India ka njoftuar tashmë planet për t’u bashkuar trenave më të shpejtë. Puna ka filluar në linjën e shpejtësisë së lartë midis Gujarat-it dhe Mumbai, e cila pritet të hapet deri në vitin 2022. Me shpejtësi deri në 350 km /orë , ai do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga tetë në vetëm tre orë.
Trenat Fuxing udhëtojnë rreth 50 km / orë më shpejt se trenat e tjerë me shpejtësi të lartë në Kinë si “Hexie”, të cilat kufizohen në 300 km / h.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.